Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut/ Dëshmon Julian Meçe: Nuk e njoh Luftar Reçin

schedule13:24 - 30 Shtator, 2024

schedule 13:24 - 30 Shtator, 2024

Në procesin që po mbahet në gjykatën e posaçme për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në 2005. Ndaj 6 të pandehurve mes të cilëve Emiljano Shullazit, Plaurent Dervishajt, Lulzim Berishës, Endrit Rusit dhe Endrit Taullait, ka dëshmuar Julian Meçe, i deportuar në Gusht të këtij viti nga Dubai. Ai dha sqarime përballë gjykatës në lidhje me njohjen që kaq pasur me shtetasin Luftar Reçi, personin që ka bashkëpunuar me spak për të zbardhur ngjarjet e rënda kriminale. Në seancën e së hënës Meçe deklaroi se nuk ka patur njohje me Reçin, ndërsa në kohën që përmendet emri ai ka qenë në Itali duke vuajtur një dënim për trafik narkotikësh.

“Luftar Reçin as nuk e njoh dhe as nuk kam patur lidhje deri kur nisi ky proces. Nga viti 2004-2011 unë kam qenë duke vuajtur një dënim për trafikim narkotikësh në Itali. Lul Berishën e njoh, kemi pasur miqësi.

Meçe deklaroi se ka njohje edhe me një tjetër të pandehur siç është Plaurent Dervishaj, por sipas tij ky I fundit është habitur nga spak që e përfshin në vrasjet e ndodhura gjatë vitit 2005.

“Edhe me Plaurent Dervishaj, njihem, kam miqësi, kemi qenë komshinj në Durrës. Kur ne kemi qenë në Dubai bashkë me Lentin, dhe u lëshuan masat e sigurimit, Plaurenti shprehu habi dhe u indinjua duke thënë se nuk kishte lidhje. Ai me tha se asgjë nuk e ka lidhur me Viktor Imerin e Emiljano Shullazin”

Dëshmia e Julian Meçës është kërkuar nga disa prej avokatëve në proces. Luftar Reçi ka pretenduar se në vitin 2004 në një drekë të shtruar pasi Lulzim Berisha i shpëtoi një atentati është ulur një një tavolinë me Julian Meçën ku ndodheshin edhe rreth 20 persona të tjerë.

Meçe është marrë I pandehur për një tjetër proces, pasi spak ka dyshime se është I përfshirë në atentatin e vitit 2019-të ku mbetën të plagosur, ish-prokurori I Durrësit Arjan Ndoja, miku I tij Pëllumb Muharremi dhe humbi jetën shoferi që drejtonte makinën Andi Maloku.