Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Atentati ndaj Ndojës, SPAK jep pretencën: Burg për jetë Plaurent Dervishajt, 35 vite burg Julian Meçajt

schedule11:21 - 8 Maj, 2026

schedule 11:21 - 8 Maj, 2026

Dënim me burg përjetë kërkoi Prokuroria e Posaccme për Plaurent Dervishaj, si organizator i atentatit që u regjistrua në 1 nëntor të vitit 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe të plagosur ish prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho.

Prokurori Adnan Xholi lexoi konkluzionet përfundimtare edhe për Julian Meccaj, i cili ka qenë organizator në të njëjtin atentat. Për të, organi i akuzës kërkoi dënimin me 35 vite burg.

Ndaj dy të pandehurve të cilët u gjykuan në një proces të ndarë nga pjesa tjetër e personave që u përfshinë në të njëjtën ngjarje, rëndojnë vepra të rënda penale duke nisur nga vrasja me paramendim deri tek vrasja e mbetur në tentativë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.



Për të njëjtën ngjarje, janë ende në proces gjykimi Amar Shkëmbi dhe Bledar Polovina. Ky i fundit ndodhet në arrati, teksa gjyqi ndaj tij po zhvillohet në mungesë.

Me vendim të formës së prerë për atentatin e 1 nëntorit të 2019, janë dënuar më herët Redjan Rraja me burgim përjetë, Arjol Haliaj me 35 vite, Ramazan Rraja me 9 vite burg, dënim i zbriti u reduktua në 6 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndërsa me 5.4 vite është dënuar Genti Ndërjaku, me 4.8 Bashkim Haxhia dhe Endrit Sinani si dhe me 4 vite e 4 muaj Julian Pjetri.

Për këtë ngjarje ka dhënë dëshmi dy herë në Gjykatën e Posaccme ish prokurori i Durrësit njëherësh deputeti i Partisë Demokratike Arjan Ndoja, i cili është shprehur se i ka të qarta motivet e qëllimit me armë në drejtim të automjetit të tij dhe se ia ka lënë në dorë organit të akuzës të zbardhi ngjarjen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!