Veliaj e Spiropali: Bashkë, për 100 mijë vota më shumë/ Drejtuesit politikë të Tiranës zbresin në terren për fushatën socialiste

schedule19:12 - 29 Shtator, 2024

schedule 19:12 - 29 Shtator, 2024

Drejtuesit socialistë të fushatës kanë zbritur në terren, duke shpalosur synimet e tyre të votës që do të hidhet në kuti, në zgjedhjet e pranverës së 2025.

Në Kamëz, Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali dolën bashkë për herë të parë dhe folën për shtim e bashkim forcash, e jo mbivendosje.

“Kemi shtuar forcat në Tiranë, me Elisën këtu, me Ogertën në Bashkinë e Tiranës, sepse edhe qarku është shtuar, është shtuar si popullsi, janë shtuar mandatet, ndërkohë që në Tiranë jemi që sot me 37 mandate”, tha Veliaj.

Kryeparlamentarja Spiropali është rikthyer në Kamzë, duke pasur nën drejtim strukturat e PS-së së Kamzës, Vorës, Kavajës e Rrogozhinës.

“Nuk është një ndarje është një shitim forcash, të gjithë do të punojmë për një rezultat si asnjë herë më pare”, u shpreh Spiropali.

Shtimi i forcave për qarkun e Tiranës ka shtuar dhe ambiciet numerike tek socialistët, që synojnë të kalojnë dyfishin e votave, krahasuar me zgjedhjet e 2021.

“Ambicia jonë për qarkun është të fitojmë mbi 100 mijë vota krahasuar me kundërshtarët”, tha Veliaj.

Në parlamentaret e 25 prillit të 2021, Partia Socialiste mori 226.842 vota, ndërsa PD-ja me aleatët në listën e saj, 182, 335, në qarkun e Tiranës.

Diferenca është mbi 44 mijë vota, që u përkthye në 18 mandate në Parlament. Nëse socialistët e arrijnë objektivin e 100 mijë votave diferencë, mandatet e PS-së shtohen në rreth 23 mandate.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!