Shpendi shënon sërish, talenti i “Shpresave” regjistron rrjetën e radhës në Serie B

schedule18:16 - 29 Shtator, 2024

schedule 18:16 - 29 Shtator, 2024

Është padyshim një lojtar me shumë potencial për të ardhmen.

Talenti i sulmit, Kristjan Shpendi ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës në kategorinë e dytë të futbollit italiane, Serie B, ku këtë herë shënoi i pari në fitoren e thellë, 4-2, të skuadrës së tij Cesena ndaj Mantova.

Shpendi kapi në mënyrë të përsosur një pasim të Kargbo, duke shënuar emrin në listën e golashënuesve që në minutën e 5’-të, ndërsa për të siguruar fitoren menduan me golat e tyre Kargbo, Presitia e Tavsan, kurse për miqtë shënuan Redolfi dhe Ruocco në fraksionin e dytë të lojës.

Falë kësaj fitoreje Cesena ngjitet në vendin e katërt të tabelës, me 11 pikë, ndërsa Mantova mbetet në vendin e shtatë me 10 pikë. /i.m /abcnews.al