Presidenti amerikan, Joe Biden është pyetur nga gazetarët nëse një inkursion tokësor izraelit në Liban është i pashmangshëm.
Biden u përgjigj: “Është koha për një armëpushim”, shkruan Sky News.
I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen sulmeve me raketa ndaj anijeve luftarake amerikane në Detin e Kuq, ai shtoi: “Ne po reagojmë”.
Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e liderit të saj, Hassan Nasrallah, pas një sulmi ajror izraelit.
Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.
Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani./abcnews.al