Salianji dorëzohet në polici/ Ekzekutohet vendimi i Apelit që e dënoi me një vit burg

schedule17:31 - 27 Shtator, 2024

schedule 17:31 - 27 Shtator, 2024

TIRANË- Këto janë momentet e fundit të lirisë së Ervin Salianjit. Ai  u dorëzua në drejtorinë e policisë së Tiranës  pasditen e së shtunës për të vuajtur dënimin me 1 vit burg.

Ai u prit nga mbështetës të Partisë Demokratike që shoqëruan  Salianjin në momentin që ai hyri në ambientet e drejtorisë së policisë.

Fillimisht do të qëndrojë në dhomat e sigurisë më pas do të  transportohet në një burg të sigurisë së zakonshme ku do të vajë edhe dënimin.

Deputeti demokrat u gjet fajtor  nga apeli I përgjithshëm  për akuzën e kallëzimit të rremë.

Tre gjyqtarët e apelit në një vendim unanim  lanë  në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Ervin Salianjin dhe dënimin e tij përfundimisht me 1 vit burg për dosjen e njohur si “Babalja”.

Deputeti demokrat u dënua në 2019-tën nga Shkalla e Parë në lidhje me një audio përgjim ku pretendohej se vëllai i Fatmir Xhafajt, që në atë kohë mbante postin e ministrit të Brendshëm, ishte i përfshirë ne trafikun e kanabisit.

Në atë kohë Gjykata e Shkallës së Parë vendosi se audio-përgjimi ishte inskenim dhe shpalli fajtorë të 4 të pandehurit mes të cilëve Fredi Alizotin që imitoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliun e njohur ndryshe si Babalja, gazetarin Jetmir Olldashin si dhe deputetitn Ervin Salianjin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!