Mos e neglizhoni gripin! Apeli vjen nga drejtori i Departamentit të Patologjisë dhe Urgjencës në Spitalin Hygeia, doktor Arben Pilaca, i cili gjithashtu tregon masat që duhen marrë për ta parandaluar.
Ndryshimi i temperaturave ka shtuar numrin e personave që kërkojnë ndihmën e mjekut nëpër spitale. Sipas drejtorit të Departamentit të Patologjisë dhe Urgjencës në Spitalin Hygeia në Tiranë, profesor doktor Arben Pilaca, shqetësimet më të shpeshta të tyre lidhen me rrugët e frymëmarrjes.
Personat që vuajnë nga sëmundje kronike shprehet mjeku, janë të parët që duhet të vaksionohen, por jo të vetmit.
Pavarësisht kësaj disa masa të thjeshta sipas drejtorit të Departamentit të Patologjisë dhe Urgjencës në Spitalin Hygeia në Tiranë mund të mbajnë larg nesh sëmundjen.
Mos e nënvlerësoni gripin këshillon profesor doktor Arben Pilaca, i cili gjithashtu këshillon që nëse simptomat e sëmundjes rëndohen dhe ajo zgjat në kohë, kërkoni ndihmën e specialistit. /abcnews.al