Salianji një vit në burg/ ABC News siguron shkresën e vendimit të Apelit për dënimin e deputetit të PD

schedule14:58 - 27 Shtator, 2024

schedule 14:58 - 27 Shtator, 2024

ABC News ka siguruar shkresën e vendimit të Gjykatës së Apelit për dëbimin me 1 vit burg të deputetit demokrat, Ervin Salianji.

Në shkresë thuhet se Apeli la në fuqi vendimin e marrë më 18 dhjetor të vitit 2019, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji zhvilloi konferencën e fundit me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike, në pritje të arrestimit të tij, pasi Apeli la në fuqi dënimin me 1 vit burg, për çështjen “Babale”.

Salianji deklaroi se është i dënuar politik dhe se do të shkojë në burg si një politikan i opozitës, e jo si një kallëzues i rremë.

Ai nënvizoi se do të vijojë denoncimet nga burgu./abcnews.al