Me 93 për qind të votave Donald Tusk është zgjedhur kryetari i Partisë Popullore Europiane, gjatë kongresit të partisë në Zagreb. Në fjalën e tij para votimit ai premtoi se do mbyllte përgjithnjë derën për të djathtën radikale.
Që do të zgjidhej kryetar i Partisë Popullore Europiane dihej tashmë, për më tepër që ishte kandidati i vetëm. Por që fitorja e tij do të ishte kaq e thellë, ishte më pak e parashikueshme.
Presidenti në largim i këshillit europian, polaku Donald Tusk u zgjodh nga kongresi në Zagreb, në krye të partisë së djathtë europiane, me 93 për qind të votave.
Ndër të tjera për Tusk, i cili që nga viti 2014 ka drejtuar samitet e krerëve të shtetit dhe qeverive europiane nuk kanë munguar situatat e tensionuara: nga kriza greke e deri tek Brexit.
Pikërisht rreth sulmeve të euroskeptikëve, u përqendruan fjalët e Tusk në Zagreb i cili theksoi se nuk mund të sakrifikohen vlerat në alatarin e sigurisë. Brenda partisë janë të shumtë ata që presin ndryshimin por pa vënë në rrezik vlerat kryesore.
Në kongresin e partisë pritet të zgjidhen dhe 10 zëvendës kryetarët.
Po kush është Donald Tusk?
63 vjecari polak, ka qenë kryeministër në vendin e tij për dy mandate 2007-2014 dhe më pas nga 2014 ka qenë president i Këshillit Europian. Ai është themelues dhe ka qenë kryetar i partisë polake “Platforma Qytetare”.
I lindur në Danzik, që në kohën e adoleshencës ka qenë kundërshtar i partisë komuniste. Aktiv në politikë kundër regjimit që në kohën e universitetit ku u diplomua për histori. Këtu mori pjesë në krijimin e komitetit studentor të Solidarnośk – Solidariteti.
Konservator në politik, liberal në ekonomi, janë të shumtë ata që i vlerësojnë aftësitë si ndërmjetësues./abcnews.al