Qeveria greke paralajmëron mbylljen e kampeve të mbipopulluara të refugjatëve

schedule15:56 - 21 Nëntor, 2019

schedule 15:56 - 21 Nëntor, 2019

Kampet e refugjatëve në ishujt grekë do të mbyllen shumë shpejt dhe refugjatët do të transferohen në qendra më të mëdha me një kapacitet maksimal prej 5 mijë personash. Vendimi është marrë nga qeveria greke, e cila paralajmëroi dhe masa të tjera urgjente për situatën e refugjatëve në vend.

Janë burgje në qiell të hapur të vendosura në pesë ishuj të Egjeut, shpesh në kushte të këqija higjenike, dhe gjithnjë me minimumin e shërbimeve kryespore. Por Greqia vendos të bëjë kthesën dhe paralajmëron mbylljen e kampeve më të mbipopulluara dhe cnjerëzore të refugjatëve.

Shembulli është ai i Moria-s në Lesbo: me një kapacitet prej tre mijë personash, pork u aktualisht jetojnë 15 mijë refugjatë.

Zv/ministri grek i mbrojtjes Stefanis gjatë deklaratës për mediat, u ka treguar gazetarëve hartën e vendit ku ndodhet kampi i mbipopulluar ku sipas tij qëndrojnë rreth 17 mijë refugjatë. Sipas tij objektivi është krijimi i një qendre më të madhe dhe më të përshtatshme, me një kapacitet prej pesë mijë personash.

Në fakt qendrat e reja do të presin nga një mijë deri në 5 mijë persona dhe do të zëvendësojnë kampet e hapura si Moria dhe Vathi. Qendra e parë do të jetë ajo në Samos. 20 mijë refugjatë do të transferohen shumë shpejt nga ishujt, në qendra.

Ndërkohë qeveria greke po përgatit një sërë masash mbështetëse për pesë ishujt, ku ndodhen kampet: mes tyre dhe shtyrjen e reduktimit të taksave deri në vitin 2020.

Qeveria greke deklaron se do të realizojë planin e qendrave të mbyllura për të shmangur faktin që emigrantët të largohen fshehurazi nga kampet.

Në mënyrë më të përgjithshme, politika e re e emigracionit e ekzekutivit konservator parashikon krijimin e një agjencie të vetme për kontrollin e kufijve dhe një linjë më të ashpër për dhënien e azilit.

Në Lesbo seli e kampit Moria, banorët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë që emigrantët të transferohen sa më shpejt. Ata janë skeptikë përballë deklaratave të qeverisë por dhe të lehtësuar me idenë. Por me flukset e emigrantëve që vijnë nga Turqia në vazhdimësi, janë të shumtë ata që mendojnë se masat duhet të jenë më urgjente./abcnews.al