Sulm izraelit në Liban, raportohet për 9 të vdekur, mes tyre katër fëmijë

schedule10:31 - 27 Shtator, 2024

schedule 10:31 - 27 Shtator, 2024

Nëntë persona nga e njëjta familje, përfshirë 4 fëmijë, u vranë në sulm izraelit në orët e para të mëngjesit në qytetin kufitar të Shebaa në Liban.

Në të njëjtën kohë, agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA raportoi se 5 ushtarë sirianë u vranë në një bastisje izraelite që synonte një bazë ushtarake në kufirin siriano-libanez, në fshatrat e kryeqytetit sirian Damask.

/abcnews.al