Një 68-vjeçar ka përfunduar me urgjencë te Trauma në Tiranë për shkak të një sherri i cili ka degraduar në përdorimin e dhunës fizike. Si pasojë e përplasjes fizike 68- vjeçari banues në Tepelenë, është rrëzuar në tokë duke pësuar dëmtime në kokë. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ish Agjencia e Udhëtarëve Gjirokastër.
Njoftimi i Policisë:
Policia në një informacion paraprak bën me dije se në vendin e quajtur Ish Agjensia e Udhëtarëve Gjirokastër shtetasi E.B, 39 vjeç, banues në Tepelenë, pas një konflikti të çastit ka goditur me grusht shtetasin Xh.H., 68 vjeç, banues në Tepelenë, i cili është rrëzuar në tokë dhe dëmtuar në kokë.
“Shtetasi Xh.H., u transportua në spitalin e Traumës Tiranë.
Shtetasi E.B., është larguar nga vendi i ngjarjes, ku menjëherë sherbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Policia bën me dije se nga bashkëpunimi midis Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe Komisariatit të Policisë Tepelenë është bërë e mundur kapja e këtij shtetasi, i cili po shoqërohet për në ambjentet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për të vijuar procedurat e mëtejshme”.abcnews.al