VLORË- Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës në Orikum. Një 46-vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë është përplasur nga një makinë.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Vlorës. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al/