Bashkimi Europian do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në konfliktin me Rusinë dhe ky pozicion nuk do të varet nga veprimet e administratës së re amerikane, tha kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, në Nju Jork.
Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Bashkimi Europian po përgatitet të ndryshojë politikën e tij për ndihmën ndaj Ukrainës në rast se kandidati republikan Donald Trump zgjidhet president në zgjedhjet e nëntorit në SHBA, Borell tha se nuk e di se çfarë do të bëjë administrata amerikane, por që për momentin, mbështetja e Bashkimit Europian, ushtarake, civile, ekonomike, financiare dhe humanitare është më e madhe se ndihma e SHBA-së.
“Deri më tani kemi ndarë më shumë se 100 miliardë euro, prej të cilave 45 miliardë janë ndihmë ushtarake”, tha Borell.
/abcnews.al