Ishte padyshim fantastik dhe në të gjitha rastet i pakalueshëm.
“Gardiani” shqiptar Alen Sherri bëri hapin e madh në karrierë gjatë merkatos së verës, duke u transferua nga kampionët shqiptare të Egnatias, te Cagliari në elitën e futbollit italian dhe pasditen e kësaj të marte ka bërë debutimin e tij me fanellën e “Kuqebluve”.
Siç shihet në fillim të tekstit mund të kuptohet se ishte një debutim magjik.
Sherri ndaloi në pesë raste të rrezikshme skuadrën e Cremonese, ku dy prej goditjeve ishin nga brenda zone, por rrjeta e “Ishullorëve” u mbajt u pastër duke i siguruar skuadrës së Cagliari kualifikimin e madh në çerekfinale.
Kjo paraqitje është vlerësuar jo pak edhe nga specialistët e faqes së statistikave “Sofascore”, teksa e vlerësuar lojtarin me notën 7.9, nota më e lartë nga të dyja skuadrat, duke e shpallur lojtarin më të mirë të ndeshjes. /i.m /abcnews.al
Nota e Sherrit: