Shiu përmbyt Shkodrën, reshjet me intensitet të lartë vështirësojnë lëvizjet

schedule19:13 - 24 Shtator, 2024

schedule 19:13 - 24 Shtator, 2024

Prej dy orësh i gjithë territori i Bashkisë Shkodër është përfshirë nga mot me reshje me intensitet të lartë dhe erëra të forta.

Si pasojë në disa segmente rrugore në qytet dhe fshat ka prezencë uji.

Grupet e ujësjellësit dhe të ndërmarrjeve të Bashkisë Shkodër janë ne terren për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që të evitojnë daljet nga banesat, vetëm për arsye të domosdoshme.