Presidenti amerikan Joe Biden nga Asambleja e Përgjithshme e OKB bëri thirrje për armëpushim. Biden theksoi se numri i civilëve të pafajshëm që kanë humbur jetën në Izrael dhe Gaza duhet të ndalet.
Ai shtoi se civilët e pafajshëm po përjetojnë ferrin nga lufta dhe kjo duhet të marrë fund.
“Civilët e pafajshëm në Gaza po përjetojnë gjithashtu një ferr. Mijëra e mijëra të vrarë, përfshirë punëtorët e ndihmës. Shumë familje të zhvendosura, të vendosura në tenda, duke u përballur me një situatë të rëndë humanitare, kjo duhet të marrë fund”, tha ai.
Sa i përket marrëveshjes së armëpushimit, presidenti amerikan shtoi: “Tani është koha që palët të finalizojnë kushtet e saj, të sjellin pengjet në shtëpi dhe të sigurojnë sigurinë për Izraelin dhe Gazën pa pjesë të Hamasit, të lehtësojnë vuajtjet në Gaza dhe t’i japin fund kësaj lufte”.
/abcnews.al/