FOTO/ Rama në samitin e OKB, takohet me presidentin turk Erdogan

schedule21:51 - 22 Shtator, 2024

schedule 21:51 - 22 Shtator, 2024

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan në New York, ku merr pjesë në samitin e OKB-së. Kreu i qeverisë ka ndarë disa pamje nga takimi me liderin turk teksa shkruan:

“New York – Me Presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan”, shkruan Rama.

Më herët, kryeministri Rama mbajti edhe një fjalim në Samitin e së Ardhmes, ku teksa po fliste për sigurinë në botë, tha se Shqipëria, ndonëse një vend i vogël, ka përcjellë mesazhe të mëdha, duke përmendur kështu strehimin e popullit hebre si dhë së fundmi të afganistanëve.

Kreu i qeverisë përmendi gjithashtu planet për ta kthyer Urdhrin Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda Tiranës, që sipas të cilit, do të jetë një qendër e re tolerance e bashkëjetese të paqtë./abcnews.al