“Ky është burimi i frymëzimit tonë, për të mbështetur transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit tonë, Tiranës, si një qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë…”, shprehet Rama.
Në fjalimin e tij nga Asambleja e Këshillit të Sigurimit, me kryefjalë dhënien fund të trazirave dhe konflikteve në botë, shefi i qeverisë shqiptare dha shembullin e tolerancës.
“Sot, sytë e botës duhet të jenë të kthyera në këtë mbledhje, pra mund të themi sinqerisht se popujt e botës vazhdojnë të besojnë në premtimin e një të ardhmeje më të mirë, ndërsa na shohin të mbledhur këtu.”
Bashkëpunimi i shteteve me Kombet e Bashkuara dhe mes njëri tjetrit, duhet të sjellë paqe dhe stabilitet.
“Si të vërtetojmë që veprimi shumëpalësh nuk është thjesht një fjalë boshe, por fuqia që mund të zgjidhë vërtetë sfidat që po shfaqen e ato të ngutshme të kësaj kohe. Shqipëria mbështet plotësisht Paktin për të Ardhmen dhe të gjithë angazhimet e saj, por më lini të theksoj, angazhimet të vetme nuk janë të mjaftueshme aspak. Ato duhet të përmbushen, të zbatohen. Fjalët qëllimmira duhet të transformohen në vepra dhe veprime të përbashkëta e nuk mund të them që kjo duhet të jetë.”
Pakti adreson ndryshimet klimaterike, të drejtat e njeriut, reformimin e Këshillit të Sigurimit, reformimin e institucioneve ndërkombëtare financiare dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale.
“Shqipëria po kështu i ka dhënë botës shenjtoren më të re, Nënë Tereza, jeta e së cilës ka mishëruar dashurinë për njerëzimin. Na ka kujtuar se jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”