Të huajt besim te mjekët shqiptarë/ Spitali i Traumës, operacion të suksesshëm tek bebja spanjolle

schedule12:25 - 22 Shtator, 2024

schedule 12:25 - 22 Shtator, 2024

Kjo foshnje një mujashe u rrëzua dhe pësoi thyerje të kafkës. Familja  Cornet  e  ardhur nga Spanja  ndërpreu pushimet dhe iu drejtua Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë.  Bebja kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale urgjente.   Ekipi  I mjekëve të shërbimit të neurokirurgjisë u përball me një rast të veçantë.

“Veçantia qendron në  faktin e moshës,  bebe një muajsh, traumat nuk janë të shpeshta për shkak të moslëvizshmërisë apo kujdesit të madh që kanë prindërit  në atë moshë dhe e veçanta tjetër është që ishte një shtetas i huaj.  Në kushtet e shtëpisë ishte rrezuar dhe kishte një frakturë të kafkës.  Iu bë një ndërhyrje për drejtimin e kësaj thyerje apo shtypjes së trurit që mos i ngelen difekte të momentin apo gjatë jetës.”

Operacioni zgjati rreth një orë. Foshnja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe sipas mjekëve nuk do të ketë probleme në të ardhmen.

“Nuk do të ketë asnjë lloj problemi sepse u ruajt po e njejta kockë, vetëm u rimodelua dhe gjithçka është OK.  Periudhë e shpejtë rikuperimi. Tani ndodhet në shtëpi.”

Familja Cornet nga Spanja nuk janë të vetmit të huaj që ia besojnë shëndetin e  foshnjes së tyre  mjekëve shqiptar.  Sipas shefit të shërbimit të neurokirurgjisë  në Spitalin e Traumës në Tiranë  vitet e fundit situata ka ndryshuar.

Sink  –  Vjet rreth 600 pacientë kanë marrë shërbim mjekësor në spital pjesa më madhe janë turistë. Këtë vit nga janari  në gusht janë rreth 450 pacientë.  Vihet re një rritje e madhe e numrit të pacientëve që bëjnë ndërhyrje kirurgjikale në këtë spital.  Nëse më  parë kërkonin transferimin në vendin e tyre tani jo vetëm pacientët, por dhe  spitalet referente jashtë kur marrin vesh ku po trajtohet  pacienti i sugjerojnë trajtimin dhe mos lëvizjen nga ky spital.

Spitali Universitar pret traumat nga i gjithë vendi. Vetëm gjatë sezonit veror nga qershori në gusht  mjekët e tij kanë trajtuar rreth 17 mijë pacientë./abcnews.al