Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë

schedule11:49 - 20 Shtator, 2024

schedule 11:49 - 20 Shtator, 2024

Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Mitrovicë. Sipas mediave në Kosovë, i plagosuri është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

Ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

“Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “Fatime Hetemi” në Mitrovicë. I plagosuri i moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante janë duke vazhduar rrjedhën hetimore”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

/abcnews.al/