Zgjedhjet në Himarë/ Gjykata e Vlorës i jep mandatin Vangjel Tavos si kryetar i Bashkisë

schedule11:39 - 19 Shtator, 2024

schedule 11:39 - 19 Shtator, 2024

VLORE – Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin e kryetarit të Bashkisë së Himarës rreth një javë pasi rezultati i zgjedhjeve u certifikua zyrtarisht nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, Gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm mandatin.

Në 12 shtator KAS ashtu edhe Kolegji Zgjedhor, certifikuan zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, duke vlerësuar se rezultati ishte i pakontestueshëm pasi nuk u gjet asnjë shkelje.

Marrja e mandatit edhe nga Gjykata e Vlorës i hap rrugë betimit të Vangjel Tavos në Këshillin Bashkiak e mandej marrjes së detyrës zyrtarisht.

Zgjedhjet në Himarë u përsëritën më 4 gusht, pasi mandati i Belerit u shpall pavlefshëm për shkak të dënimit nga Apeli i GJKKO me 2 vite burg për blerje votash.

Tavo, Kandidati i socialistëve fitoi me një diferencë prej 1 mijë 477 votash kundrejt rivalit opozitar Petro Gjikuria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!