Ndahet nga jeta papritur ish deputeti i Partisë Demokrati, Gerti Bogdani.
Ish deputeti ndërroi jetë mesditën e 18 shtatorit në moshën 44 vjecare, si pasojë e një arresti kardiak.
Rreth orës 11.30, Bogdani është ndjerë keq teksa ishte duke qëndruar në barin e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet.
Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit, ish deputeti demokrat u dërgua menjëherë në qendrën Spitalore Nënë Tereza, pa ndjenja, në gjendje shumë të rëndë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Pavarqësisht përpjekjes së bluzave të bardha për ta rikthyer në jetë, ka qenë e pamundur. Ish deputeti nuk mundi ta fitojë këtë betejë.
Ikja e papritur dhe në moshë të re e Gerti Bogdanit i ka tronditur të gjithë, miqtë, kolegët dhe këdo që punoi e bashkëpunoi me të.
Politikani bënte një jetë aktive, i angazhuar pranë Partisë Demokratike ndërsa vetëm një natë më parë ishte i pranishëm në studio televizive.
Ish deputeti demokrat ishte baba i dy fëmijëve dhe i martuar me aktivisten Edlira Çepani./abcnews.al