Emanuele Calaio dhe Francesco Montervino kanë qenë dy nga lojtarët që dhanë një kontribut të vyer për Napolin, që të kthehej në Serie A në vitin 2008. I pari spikati me golat e tij, kurse i dyti ishte lider dhe jo më kot mbante shiritin e kapitenit.
Këta dy lojtarë i ka kthyer në vëmendje Eduardo De Laurentiis, djali i presidentit të Napolit. Ai ka ngacmuar sërish lojtarët aktualë të “axurrëve”, duke theksuar se nuk kanë këllqe si ata që e ngjitën ekipin në Serie A.
“Duhen figura si ata (Calaio dhe Montervini) në dhomat e zhveshjes së futbollit italian. Ata kanë më shumë këllqe, u përballën me fusha më të vështira dhe dolën si fitues të mëdhenj”, është shprehur De Luarentiis Junior.
Gjithashtu ai u kujton futbollistëve se janë punëtorë dhe duhet të tregojnë respekt për fanellën dhe tifozët. “Ata fitojnë shumë para, por janë të punësuar dhe duhet të kenë respekt për fanellën dhe tifozët që shkojnë në stadium”, deklaron djali i Aurelio De Laurentiis, presidenti të Napolit. /abcnews.al