Aksident në Ballsh, makina del nga rruga dhe përfundon në përrua

schedule14:20 - 15 Shtator, 2024

schedule 14:20 - 15 Shtator, 2024

Një aksident ka ndodhur këtë të diel në lagjen “5 Shkurti” në Ballsh, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka përfunduar në një përrua.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia dhe urgjenca mjekësore, ndërsa mësohet se nuk ka viktima. Sakaq uniformat blu bëjnë me dije se personat që udhëtonin në këtë automjet janë jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht mësohet se shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e rastit.

/abcnews.al