River Plate dhe Flamengo do të përballen mes tyre të shtunën (21:00) për trofeun e Kupës Libertadores. Finalja e madhe braziliano-argjentinase do të zhvillohet në Lima të Perusë dhe problemet e para kanë nisur.
Jo nga tifozët por nga arbitrat. Diego Haro, i cili ishte vendosur të ishte në krye të teknologjisë VAR, është pushuar nga puna. Shkaku? Arbitri peruan nuk kishte marrë leje për prononcimet e tij dhe ka diskutuar në media të ndryshme në lidhje me argjentinasit e Riverit, duke mos i kursyer komplimentet.
“Haro ka thyer protokollin dhe nuk ka kërkuar leje për intervista. Ka folur për River Plate dhe revolucionin që ka bërë ekipi i Gallardos në Amerikën Latine. Për të evituar ngritjen e dyshimeve, CONMEBOL veproi me mençuri dhe e mënjanoi. Në vend të tij është zgjedhur Esteban Ostojich“, thekson gazetari Martin Liberman. /abcnews.al
Haro rompió los protocolos y dió entrevistas sin pedir permiso. Hablo de los jugadores de River y de la revolución del equipo de Gallardo en el continente. Para evitar suspicacias, la @CONMEBOL prudentemente, lo corre. En su lugar va Ostojich
— Martin Liberman (@libermanmartin) November 19, 2019
Se cambia el arbitro del VAR para la final. NO va a ser Haro….
Habrá más info— Martin Liberman (@libermanmartin) November 19, 2019