Sondazhi i Reuters: Harris thellon avantazhin ndaj Trump

schedule16:19 - 13 Shtator, 2024

schedule 16:19 - 13 Shtator, 2024

Sipas një anketimi të fundit të opinionit publik, zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris udhëheq me 47 për qind kundrejt ish-presidentit, Donald Trump, i cili ka 42 për qind.

Ky avantazh është zgjeruar pas debatit televiziv ku votuesit menduan se Harris pati një paraqitje më të mirë. Anketimi, i realizuar nga agjencia e lajmeve Reuters dhe firma e anketimeve Ipsos, u publikua të enjten.

Anketimi dyditor tregon se kandidatja demokrate ka një avantazh prej 5 për qind ndër votuesit e regjistruar për zgjedhjet e këtij viti, duke rritur kështu avantazhin prej 4 për qind ndaj Trumpit nga anketa e mëparshme që u realizua nga e njëjta agjenci në periudhën 21-28 gusht.

Mes votuesve që kanë dëgjuar të paktën diçka rreth debatit të së martës, Harris mori mbështetje nga 53 për qind, ndërsa 24 për qind e tyre menduan se Trump fitoi debatin. Rreth 52 për qind e të anketuarve thanë se Trump kishte vështirësi dhe nuk u shfaq në formën më të mirë, ndërsa 21 për qind e tyre menduan të njëjtën gjë për Harris./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!