Sulmi i 7 tetorit në Izrael/ Dorëhiqet kreu i një njësie elitare të shërbimit inteligjent të ushtrisë

schedule20:31 - 12 Shtator, 2024

schedule 20:31 - 12 Shtator, 2024

Kreu i një njësie elitare të inteligjencës ushtarake të Izraelit njoftoi dorëheqjen pas dështimit të agjencisë së tij për të penguar sulmin e 7 tetorit nga Hamasi.

“Komandanti i Njësisë 8200, brigadieri Yossi Sariel, ka informuar vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë.

Kjo njësi është përgjegjëse për dekodimin dhe analizimin e informacionit që merr nga shërbimi inteligjent.

Agjencia e inteligjencës ushtarake izraelite (Aman), e fajësuar për dështimin e 7 tetorit, ka përjetuar një krizë të paprecedentë dhe komandanti i saj, gjenerali Aaron Haliva, ishte oficeri i parë i lartë ushtarak izraelit që dha dorëheqjen, në prill 2024.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!