Kohë rinovimesh te Manchester City. Drejtuesit e kampionëve të Anglisë duan të “blindojnë” një nga yjet e ekipit. Daily Mail dhe The Mirror raportojnë se Raheem Sterling e pret një kontratë faraonike.
24-vjeçari po shkëlqen, po shënon dhe dhuron asiste pafund, teksa pëlqehet nga shumë klube europiane. Rinovimi i fundit erdhi nëntorin e kaluar. Palët zgjatën bashkëpunimin deri në 2023 dhe rroga e sulmuesit shkoi 350 mijë sterlina në javë.
Detajet e marrëveshjes së re nuk janë bërë publike, por mediat angleze janë të bindura që Sterling do të shndërrohet në lojtarin më të paguar të kampionatit anglez. Anglezi ka shënuar 13 gola në të gjithë kompeticionet gjatë këtij sezoni, teksa e mbylli me 8 gola fazën eliminatore të zhvilluar me “Tre Luanët”. /abcnews.al