Senatori demokrat Bernie Sanders i ka kërkuar qeverisë amerikane të ndalojë financimin e luftës së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Gaza.
“Këtë javë: 19 persona të vrarë; dhjetëra të plagosur në një sulm në një ‘zonë humanitare’ në Gaza. Një amerikan u qëllua në kokë në Bregun Perëndimor. Tani, një shkollë tjetër bombardoi, duke vrarë 14 njerëz, duke përfshirë 6 punonjës të ndihmës së OKB-së,” postoi ai në X.
“Mjaft është mjaft. Nuk ka më para për makinën luftarake të Netanyahut.”, thuhej më tej në postimin e tij.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor të vitit të kaluar, kur militantët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë rreth 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen mbi 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë.
Si pasojë e luftës izraelite, pjesë të Rripit të Gazës janë bërë rrafsh me tokën dhe mbi 40.000 njerëz janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë./abcnews.al