Pochettino nis aventurën e re, tekniku argjentinas emërohet tekniku i Kombëtares amerikane

schedule15:56 - 11 Shtator, 2024

schedule 15:56 - 11 Shtator, 2024

Në media aludohej prej kohësh, por tashmë gjithçka është zyrtarizuar.

Argjentinasi, Mauricio Pochettino është trajneri më i ri i përfaqëseues së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me 52-vjeçarin, i cili merr për herë të parë në dorë, në karrierën e tij, drejtimin e një Kombëtareje.

Ish-trajneri i Espanyol, Southampton, Tottenham, PSG e Chelsea, pranoi ofertën e bordit drejtues për të Federatës Amerikane për të drejtuar ekipin kombëtar në Kupën e Botës 2026, ku përveç Meksikës e Kanadasë do të zhvillohet edhe në SHBA.

Në prezantimin e Pochettinos, drejtuesit e federatës u shfaqën shumë të lumtur që një trajner me kaq shumë eksperiencë sa Pochettino pranoi ofertën e tyre dhe do të drejtojë skuadrën, për të paktën dy vitet e ardhshme. /i.m /abcnews.al