Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Thermit në Selanik, kur një automjet ka përplasur një çift me fëmijën e tyre.
Sipas mediave fqinje, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ambulanca, e cila ka marrë të plagosurit për t’i dërguar në spital.
Sakaq, mësohet se gjendja shëndetësore e dy prindërve është e rënduar dhe si pasojë janë futur në intubim./abcnews.al