Platforma “Deputeti që Duam”, Kushi: PS po u jep shansin të gjithë të rinjve për pozicione të reja

schedule19:24 - 10 Shtator, 2024

schedule 19:24 - 10 Shtator, 2024

Në një intervistë në “Edicioni Qendror” në “ABC News”, deputetja e PS Evis Kushi, foli për platformën “Deputeti që Duam” duke thënë se PS fton të gjithë të rinjtë të aplikojnë për t’iu bashkuar listës së kandidatëve.

Gjithashtu nënvizoi se platforma është shumë e kompletuar dhe se është i rëndësishëm fakti që njerëzit kanë krijuar besim dhe ka pasur shumë aplikime.

“Mbi 100 aplikime kemi pasur vetëm në muajin gusht. Kanë dërguar CV, video ku kanë prezantuar ambicien e tyre, kauzën e tyre. Ende ka kohë dhe ne i ftojmë të bëhen pjesë pasi kjo është një platformë shumë e mirë, për ata që nuk kanë rrugë tjetër për t’u përfshirë në PS. Ka nga ata që mund të jetojnë në zona të largëta, apo edhe që jetojnë jashtë vendit por janë të lidhur ngushtë me Shqipërinë dhe duan të angazhohen , pra kjo është mundësi e mirë edhe për ata. Sigurisht  është me rëndësi që shansit t’ua japim të gjithëve. Kandidatët do të monitorohen se si do të veprojnë në përditshmëri, si komunikojnë me njerëzit, sa njerëz i bëjnë që t’i besojnë“, tha më tej Kushi.

/abcnews.al/