Tentuan vrasjen e Xhevdet Plakut/ SPAK jep pretencën për ish-shefin e Krimeve Dedan Gjoni, Kep Rapin dhe nipin e tij

schedule10:03 - 10 Shtator, 2024

schedule 10:03 - 10 Shtator, 2024

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dhënë pretencën për Rexhep Rapin i njohur dhe si Kep Arapi, nipin e tij Algert Rapin dhe ish-shefin e Krimeve në Policinë e Shtetit, Dedan Gjoni.

Për Kep Arapin, SPAK kërkon dënimin e tij me 7.6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar u kërkua dënimi me 5 vite heqje lirie, për Algert Rapin nga 7.4 vite burg u kerkua denimi me 4.8 vite heqje lirie.

E njëjta kërkesë u lexua nga SPAK në pretencë edhe për Dedan Gjonin ish shefin e Krimeve në komisariatin nr.6 dhe Dejvi Gjermenin për të cilët po ashtu u kërkua dënimi me 4.8 vite burg me gjykim të shkurtuar.

Këta shtetas akuzohen për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Xhevdet Kiss (Plaku), kryer në bashkëpunimin e posaçëm të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”./abcnews.al