Gjykata për Krimet e Rënda shtyu për në 15 janar seancën gjyqësore paraprake ndaj Fadil Kasemit. Ai akuzohet për vrasjen e ish-bashkëshortes, gjyqtares Fildez Hafizi në ngjarjen e ndodhur në 31 gusht 2017 në Tiranë. Të martën gjykata do të shqyrtonte nëse hetimi ishte kryer i plotë dhe do të miratonte kalimin e dosjes në gjykim. I dyshuari Kasemi u paraqit në gjykatë, por avokatët pretenduan se nuk u ishte vënë në dispozicion dosja e plotë e klientit. Nga ana tjetër, në salle nuk ishin të pranishëm familjarët e të ndjerës Hafizi, prania e të cilëve në këtë seancë diktohet nga ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës. Sipas prokurorisë, Kasemi akuzohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, “rrëmbim personi” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”./abcnews.al
Vrasja e gjyqtares Fildez Hafizi/Shtyhet seanca për Kasemin
schedule15:29 - 9 Janar, 2018
schedule 15:29 - 9 Janar, 2018