Karriera e Sokol Bizhgës/ Oficeri i krimeve që u përball me bandat në Vlorën e ‘97

schedule15:08 - 6 Shtator, 2024

schedule 15:08 - 6 Shtator, 2024

Pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut nga drejtimi I Policisë së Shtetit në vendin e tij u komandua Sokol Bizhga që deri më tani ka mbajtur postin e nën drejtorit. Bizhga është komanduar si drejtues i Policisë së Shtetit dhe do të qëndrojë në krye të saj deri në momentin që do të emërohet një pasardhësi i Rrumbullakut.

Sokol Bizhga vjen nga një karrierë e gjatë në radhët e uniformave blu. Ai aktualisht mban gradën drejtues I parë dhe në të njëjtën kohë ka kaluar me sukses edhe procesin e vettingut në radhët e policisë së shtetit. Të gjithë punonjësit e policisë të niveleve drejtuese që përmbushin kriteret e parashikuara nga ligji janë thirrur të kandidojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm. Referuar karrierës, gradave dhe pastërtisë së figurës një nga kandidatët potencialë për të marrë drejtimin me një mandat 5 vjeçar të policisë së shtetit është edhe Sokol Bizhga.

Karrierën e tij në radhët e policisë ka nisur prej vitit 1996 si oficer krimesh në qarkun e Vlorës që pasuan edhe trazirat e vitit 1997 dhe më pas u transferua në në Tiranë në të njëjtën detyre. Bizhga ka drejtuar për një kohë të gjatë forcat operacionale ndërsa në vitit 2013 u emërua drejtor në Policinë e Gjirokastrës që përkon edhe me ndërhyrjen e policisë në fshatin Lazarat. Një vit më vonë u rikthye sërish në Policisë e shtetit, ndërsa edhe në 2014-tën u komandua për disa muaj si drejtues pas largimit të Artan Didit.

Vitet e fundit Sokol Bizhga ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Forcave Operacionale, ndërsa dhjetorin e kaluar u emër zëvendës drejtor I përgjithshëm I policisë.

/abcnews.al