Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dortmundi i 2011-ës ishte skuadër speciale, gjërat kanë ndryshuar!”

schedule17:37 - 19 Nëntor, 2019

schedule 17:37 - 19 Nëntor, 2019

Mbrojtësi dhe kapiteni i Borussia Dortmund, Mats Hummels, u rikthye këtë sezon te verdhezinjtë, pas disa viteve te rivalët e Bayern Munchen. Sezonet më të suksesshme me Dortmundin, Hummels i kishte para se të transferohej te Bayern, në atë periudhë 2011-14, kur Dortmundi konsiderohej si një prej skuadrave më të mëdha në botë.

Për këto tre sezone të shkëlqyera, Hummels foli për faqen zyrtare të Bundesligës, duke u rikthyer pas në kohë. “Nuk e harroj asnjëherë sezonin kur u shpallëm kampionë (2010-11). Ishim një skuadër shumë e re, me trajner Klopp. ASkush nuk na dha asnjë shans në fillim të sezonit, edhe pse kishim bërë ndeshje shumë të mira.

E mbaj mend shumë mirë ditën e fundit. Ishte Bayer Leverkusen në vend të dytë dhe ata luajtën para nesh. U mposhtën nga Koln me rezultatin 2-0, çka bëri që ne të ishim kampionët. Ishte një ndjenjë e pakrahasueshme. Klopp kishte ndërtuar një skuadër speciale. Tani që jam rikthyer te Dortmund, gjërat janë disi më të vështira, por jemi ende aty për të luftuar për titullin kampion”, përfundoi Hummels./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!