“Marrëdhënie të shkëlqyera mes dy vendeve”, Hasani pret homologen finlandeze: Stabiliteti i Ballkanit, rëndësi jetike!

schedule11:43 - 4 Shtator, 2024

schedule 11:43 - 4 Shtator, 2024

TIRANË- Ministrit i Evropës dhe Punëve të Jashtme në deklaratën e përbashkët për shtyp me Ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa tha se siguria dhe stabilitetit në Ballkanit Perëndimor ka një rëndësi jetike.

“Theksuam rolin jetik të politikës së zgjerimit të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor. Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, të një rëndësie kritike. NATO dhe BE të ruajnë fokusin e tyre në këtë rajon strategjik”, tha ai.

Diplomati shqiptar theksoi se gjatë takimit, të dy ministrat, kanë shprehur mbështetjen e plotë për sovranitetin e Ukrainës.

“Riafirmuam mbështetjen tonë për pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës. Presidenca e ardhshme finlandeze e OSBE, moment për forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh”, theksoi ai.

Po ashtu dhe diplomatja finlandeze theksoi se vendi i saj mbështet rrugëtimin evropian të Shqipërisë, ndërsa kërkoi që të gjenden më shumë mundësi bashkëpunimi në fushën ekonomike.

“Marrëdhëniet tona bilaterale janë të shkëlqyera. Nuk kemi asnjë çështje pezull dhe shpresojmë të krijomë lidhjet të tjera të ngushta dhe do ta përforcojmë këtë bashkëpunim në fushën e ekonomisë. Mbështesim rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE dhe si aleatë do të fokusohemi tek siguria dhe presim të kemi mundësi të tjera në të ardhme. Ballkani Perëndimor është në zemër të Evropës dhe kemi nevojë të punojmë akoma në mënyrë intensive së bashku”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!