Trump: Kisha të drejtën absolute të ndërhyja në zgjedhjet e 2020

schedule18:05 - 2 Shtator, 2024

schedule 18:05 - 2 Shtator, 2024

Ish-presidenti i SHBA dhe kandidati republikan presidencial Donald Trump, i cili po përballet me akuza federale dhe shtetërore për gjoja përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, kur humbi ndaj Joe Biden, beson se ai kishte një “të drejtë absolute” për të ndërhyrë në zgjedhje.

“Kush ka dëgjuar ndonjëherë se mund të akuzohesh për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale, kur ke çdo të drejtë ta bësh këtë?”, tha Trump për Fox News.

Trump, i cili është sërish kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale, nuk tha nëse do të pranonte pa kushte rezultatet e zgjedhjeve të 5 nëntorit nëse rivalja e tij demokrate, Kamala Harris, fiton.

Një aktakuzë federale e akuzon Trumpin se ka mashtruar Shtetet e Bashkuara duke penguar Kongresin të konfirmojë fitoren e Biden dhe duke u mohuar votuesve të drejtën e tyre për zgjedhje të ndershme.

Ai u përball me një padi të ndryshuar federale muajin e kaluar, duke e akuzuar atë për përpjekje të paligjshme për të rikthyer humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020, sipas Reuters.

Trump përballet me akuza për “shantazh” në kontenë Fulton, Gjeorgji, të cilat përfshijnë një akuzë se ai u përpoq të përdorte lidhjet e tij politike dhe presionin për të zhvatur rezultate të caktuara nga zyrtarët, gjë që mbart një dënim deri në 20 vjet burg.

Rasti rrjedh nga një telefonatë e 2 janarit 2021, në të cilën Trump i kërkoi zyrtarit të lartë zgjedhor të Gjeorgjisë, Brad Refensperger, të gjente vota të mjaftueshme për të përmbysur fitoren e tij të ngushtë në shtet. Refensperger refuzoi ta bëjë këtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!