Dhunuan 42-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre persona në Lushnjë

schedule11:49 - 2 Shtator, 2024

schedule 11:49 - 2 Shtator, 2024

Tre persona janë arrestuar këtë të hënë në Lushnjë.

Sipas njoftimit të policisë, tre vëllezërit e moshave 36 dhe dy prej tyre 32 vjeç (vëllezër), kanë ushtruar dhunë ndaj një 42-vjeçari në banesën e këtij të fundit. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.

“Arrestoi shtetasit 36 vjeç, 32 vjeç dhe 32 vjeç (vëllezër), të tre banues në Lushnjë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit 42 vjeç, në banesën e tij, për motive të dobëta;”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al