Presidenti Ilir Meta ka zbardhur takimin me kryetarët e partive opozitare. Fokusi i takimit në Presidencë ka qenë ngërçi i krijuar në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërkohë Meta ka shprehur qendrimin e tij për të mbështetur kërkesën e Opozitës për zgjedhje të parakohshme.
Burime nga Presidenca bëjnë me dije se “Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi sot një takim me kryetarët e partive të Opozitës sëBashkuar, drejtuar nga Kryetari i Partisë Demokratike, z. Lulzim Basha.
Presidenti Meta i njohu të gjithë pjesëmarrësit në takim me situatën dramatike të sundimit të ligjit, dhe veçanërisht me zbatimin e njëanshëm antikushtetues të ReformësnëDrejtësi.
Manipulimi i procesit të emërimeve tëanëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke synuar kapjen e Gjykatës Kushtetuesepërmes rrëmbimit të tëdrejtës kushtetuese të Presidentit të Republikës për të bërë emërimet e tij,është skandali më flagrant iReformës në Drejtësi dhe shkeljes së Kushtetutës.
Presidenti theksoi se nuk do të lejojë askënd të neutralizojë kompetencat e Presidentit të Republikës, siç ia njeh Kushtetuta e vendit, dhe se do të ndërmarrë çdo veprim për të ndaluar këtë puç kushtetues.
Presidenti theksoi se nuk do të lejojë askënd të neutralizojë kompetencat e Presidentit të Republikës, siç ia njeh Kushtetuta e vendit, dhe se do të ndërmarrë çdo veprim për të ndaluar këtë puç kushtetues.
Kreui Shtetit përshëndet hapat e ndërmarranga opozita përmiratimin pa asnjë vonesë të reformës zgjedhore, si dhe qëndrimin publiktë Opozitës së Bashkuar për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme të menjëhershme, me qëllim kthimin e legjitimitetit të munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe rivendosjes së dialogut politik në institucione.
Presidenti Meta vurinë dukje se përmbushja urgjente e kushteve të Bundestagut është e vetmja rrugë e sigurtë përçeljen sa më parë të negociatave të anëtarësimit me BashkiminEuropian, dhe përndalimin e shpopullimit dramatik të vendit”./abcnews.al