AKUZAT/ Shqipëria ekstradon drejt Italisë dhe Turqisë tre persona

schedule09:40 - 1 Shtator, 2024

schedule 09:40 - 1 Shtator, 2024

TIRANË- Shqipëria ka ekstraduar në Turqi dhe në Itali, tre persona të kërkuar ndërkombëtarisht. ABC News mëson se u ekstraduan në Itali, shtetasit Mërgim Lazri dhe Andrea Ajasllari.

Policia e Shtetit thotë se i ekstraduari në Turqi është dënuar nga Gjykata e Stambollit, në vitin 2024 me 4 vjet e gjysmë burgim, për për rrëmbim, posedim të armëve të zjarrit dhe armëve shpërthyese dhe për kanosje;

Kurse dy të tjerët, që janë ekstraduar drejt Italisë, janë shtetas shqiptarë.

Sipas policisë, njëri prej tyre akuzohet për grabitje me armë, me pasojë plagosjen e një italiani, ndërsa tjetri i akuzuar për shfrytëzim prostitucioni dhe për kanosje./ abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!