Basha: Më 27 janar ora 12:00 të bashkohemi në protestë mbarëpopullore

schedule12:57 - 9 Janar, 2018

schedule 12:57 - 9 Janar, 2018

Pas takimeve të njëpasnjëshme me anëtarët e grupit parlamentar të forcës politike që drejtondhe krerët e degëve të PD-së, Lulzim Basha u ndal përpara mediave për të zyrtarizuar datën 27 për protestën e parë të organizuar nga opozita, me qëllim politik krijimin e një qeverie antimafia.

Pas një takimi një orësh me grupin e tij parlametar, kreu i opozitës Lulzim Basha diskutoi edhe me ata të degëve përpara se të zyrtarizonte datën e çeljes së protestave.

“Ftojmë të gjithë shqiptarët të na bashkohen me datën 27 janar, të shtunën në orën 12:00 në një protestë mbarëpopullore kundër varfërisë, krizës ekonomike, kundër padrejtësisë dhe drejtësisë së kapur politikisht”- deklaroi Basha pas mbledhjes.

Edhe pse pa një qëndrim publik mbi faktin, demokratët bëjnë me dije se beteja e parë do të zhvillohet në seancën plenare të datës 15, për të cilën kanë konfirmuar pjesmarrjen. Arsyet e kësaj proteste në shumë fronte janë thuajse ato të një viti më parë.

Edhe qëllimi, në retorikë, i bën eko qeverisë teknike me bazë të gjerë të thirrur prej shkurtit deri në prill 2017.

Aksioni i orkestruar nga opozita sipas Lulzim Bashës ka në thelb komunikimin me qytetarët të filluar prej dhjetorit 2017, por edhe bashkimin e atyre që e refuzojnë këtë paligjshmëri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!