Një zhvillim i papritur ka ndodhur në Ukrainë, ku Presidenti Volodymyr Zelensky ka shkarkuar komandantin e Forcave Ajrore Mykola Oleshchuk. Ky vendim vjen vetëm një ditë pasi ushtria ukrainase konfirmoi se kishte humbur një avion luftarak F-16 në betejë me forcat ruse.
Megjithatë, vetëm pak ditë më parë, atëherë kur pranoi përdorimin e F-16 amerikan në luftë, Zelensky tha se avionët amerikanë kanë arritur të s’mbrapsin sulmin me raketa e dronë të Rusisë.
Në anën tjetër, komandanti i lartë i ushtrisë së Ukrainës deklaroi të premten se forcat e Kievit kanë avancuar deri në dy kilometra në rajonin perëndimor të Kurskut gjatë 24 orëve të fundit.
Oleksandr Syrskyi informoi presidentin Volodymyr Zelenskiy përmes një lidhjeje video dhe tha se forcat ukrainase kishin marrë kontrollin e pesë kilometrave katrorë të territorit rus
“Operacioni sulmues në drejtimin e Kurskut vazhdon. Forcat tona kanë avancuar deri në dy kilometra ditën e kaluar, kanë marrë nën kontroll pesë kilometra katrorë territor”, tha ai. Kievi filloi një ofensivë të madhe ndërkufitare në rajonin Kursk të Rusisë më 6 gusht.
/abcnews.al