Përfundon takimi i presidentit Meta me përfaqësuesit e opozitës. Basha dhe aleatët e tij. Takimi ka zgjatur më shumë se 60 min në zyrën e presidentit.
Presidenca do të dalë me qëndrim zyrtar për rezultatet e takimit por gjithashtu edhe Basha sot pritet të dalë gjithashtu me një qëndrim zyrtar nga selia e PD në lidhje me konkluzionet e takimit.
Në fokus të diskutimit të këtij takimi ka qenë çështja dhe ngërçi i krijuar për Gjykatën Kushtetuese.
Sipas gazetarit të ABC News Juxhin Mustafaraj, burime nga presidenca njoftuan për abcnews.al se, aktualisht shkresat për kallëzimin e kreut të KED Ardian Dvorani, janë gati për tu dorëzuar në organin e akuzës.
Ky takim u zhvillua me kërkesë të Kreut të Shtetit Ilir Meta. Në vazhdim nga Presidenca është njoftuar se Meta do të kryejë një sërë takimesh, me aktorë dhe faktorë politikë në vend, për të diskutuar mbi krizën aktuale në të cilën ndodhet vendi./abcnews.al