Banorët e qytetit të Volos, Greqi janë përballur me pamje të frikshme të peshqve të ngordhur në gjithë bregdetin që lag këtë zonë. Fenomeni i paprecedentë ka shkaktuar shqetësim pasi këta mijëra peshq të ngordhur janë një alarm shëndetësor për shëndetin publik.
Mijëra tonë ujë nga liqeni Karla dhe përrenjtë e zonave përreth derdhen çdo ditë në gjirin Pagasitiko, bashkë me to edhe peshqit e ujërave të ëmbël, të cilët ngordhin sapo bien në kontakt me ujin e kripur të detit.
Është ajo kategori peshqish nga zona të përmbytura, ku ndërsa fushat po kullojnë dhe temperaturat rriten, zvogëlohet edhe vëllimi i ujit bashkë me oksigjenin.
Ekipet e Bashkisë vetëm brenda dy ditëve kanë mbledhur 100 ton peshq të ngordhur. Ngordhja masive e peshqve ka shumë të ngjarë të shkaktohet nga ndryshimet klimatike.
/abcnews.al