Një autobus dhe një kamion u përplasën në qendër të Malit të enjten, duke shkaktuar 14 viktima dhe duke plagosur 29 të tjerë, nëntë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë,
Autobusi sapo ishte nisur nga Fana për në kryeqytetin Bamako dhe kamioni po udhëtonte në drejtim të kundërt, shtoi i njëjti burim, pa dhënë detaje. Sipas ministrisë së transportit të regjimit ushtarak, po hetohet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Mali, ato në përgjithësi i atribuohen gjendjes së keqe të rrugëve dhe automjeteve ose gabimeve njerëzore.
Gjashtëmbëdhjetë persona humbën jetën në korrik në një përplasje mes dy autobusëve./abcnews.al