Britani e Madhe, mbi 20 mijë emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit

schedule19:17 - 29 Gusht, 2024

schedule 19:17 - 29 Gusht, 2024

Më shumë se 20 000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë kaluar La Manshin deri më tani këtë vit, tregojnë shifrat e fundit. Rreth 614 persona e bënë udhëtimin me 10 varka të mërkurën, duke e çuar totalin e përkohshëm për vitin 2024 në 20 433.

Kjo është 3% më e lartë se në të njëjtën pikë në 2023 (19 801) dhe 18% më e ulët se 2022 (25 065), sipas një analize të AP të të dhënave të qeverisë.

Ky është numri i dytë më i lartë i mbërritjeve në një ditë të vetme që nga zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të korrikut, pas 703 mbërritjeve më 11 gusht.

Numri më i lartë në çdo ditë deri më tani këtë vit ishte 882, më 18 qershor. Shifrat e Zyrës së Brendshme vijnë ndërsa kalimet vazhduan edhe sot në mëngjes.

Një zëdhënës i Zyrës së Brendshme tha se “ne të gjithë duam të shohim një fund të kalimeve të rrezikshme me varka të vogla, të cilat po minojnë sigurinë kufitare dhe po vënë në rrezik jetët”.

”Qeveria e re po ndërmerr hapa për të rritur sigurinë tonë kufitare, duke ngritur një komandë të re të sigurisë kufitare e cila do të bashkojë agjencitë tona sekrete dhe zbatimit të ligjit, të pajisura me fuqi të reja kundër terrorizmit dhe qindra personel të stacionuar në MB dhe jashtë saj për të goditur bandat kriminale të kontrabandës që sjellin miliona fitime”, theksoi ai.