Përfundon me sukses operacioni i parë në botë i kancerit të stomakut me syzet VR

schedule11:43 - 29 Gusht, 2024

schedule 11:43 - 29 Gusht, 2024

Inteligjenca artificiale dhe avancimi i teknologjisë po ndryshojnë të ardhmen e mjekësisë.  Syzet VR mund të jetë një nder pajisjet që mund të ndihmojnë mjekët për të ofruar shërbimet maksimale gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Më këto syze, mjekët arrijnë ndarjen vizuale dhe transmetimin në kohë reale të të dhënave të imazhit gjatë operacionit, siç po tregojnë edhe planet.

Kjo risi mjekësore është aplikuar në praktikën klinike në Shangai. Në këtë klinik u zhvillua operacioni i parë në botë i kancerit të stomakut i pajisur me teknologjinë e llogaritjes hapësinore i shoqëruar nga syzet VR.

Ndërhyrja  përfundoi me sukses. Duke mbajtur syze VR. Me një “klik” në ajër për të zmadhuar dhe lëvizur imazhet, ata ishin përgjegjës për funksionimin e endoskopëve dhe gjetjen e lezioneve.

Specialisti  mund të shohë paralelisht sallën e ndërhyrjes të pacientit si dhe të dhënat me “një fotografi” me definicion të lartë. Korniza e fotografisë mund të zmadhohet, zhvendoset ose ndërrohet me lëvizjet e gishtave.

Kur informacioni vizual integrohet gjatë operacionit, sistemi AI mund të ndihmojë shpejt dhe të llogarisë pozicionimin e arsyeshëm të skajit të prerjes. Për qelizat e dëmshme  që janë të padukshme për syrin e lirë dhe qëndrojnë në shtresën e mesme të mukozës, AI mund të jenë të sakta deri në milimetra, duke maksimizuar mundësinë e ruajtjes së funksionit gastrointestinal për pacientët.

Fillimisht, mjekët mësuan pajisje të reja mjekësore dhe përdorën metoda të reja kirurgjikale për të operuar pacientët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!