Prej 48 orësh mjegull e dendur në rajonin e Juglindjes

schedule12:09 - 9 Janar, 2018

schedule 12:09 - 9 Janar, 2018

Mjegulla e dendur, e cila është prezente prej 48 orësh në rajonin e juglindjes ka krijuar vështirësi për qarkullimin e mjeteve. Drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar,si pasojë e kufizimit të theksuar të pamjes. Më problematike është situata në rrugët nacionale Korçë – Pogradec, Korçë-Kapshticë dhe Korçë -Ersekë, ku dendësia e mjegullës është më e madhe se në zonat urbane. Policia e qarkullimit apelon drejtuesit e mjeteve, që lëvizin në këto akse, të tregohen të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë rregullat, për të shmangur ngjarjet aksidentale dhe pasojat e tyre. Përpos qarkullimit, mjegulla ka krijuar probleme edhe për shëndetin e banorëve të Korçës, sidomos tek personat që vuajnë nga sëmundjet kronike respiratore./abcnews.al